LajmeMaqedoni

Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, sot në mëngjes përmes avokatit të saj ia ka dorëzuar Kuvendit dorëheqjen e saj.

Zyra e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informoi se Dimitrovska ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Ata theksojnë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parashikuara.

Shërbimet e Kuvendit konfirmojnë se dorëheqja është pranuar dhe aktualisht është në proces arkivimi. Në dorëheqje, Dimitrovska i referohet nenit 14 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, pa ndonjë arsyetim tjetër.

Dimitrovska e dorëzoi dorëheqjen pasi javën e kaluar Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale ndaj saj: për zbulim të sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq (i akuzuar në rastin “Aditiv”) dhe për falsifikim kompjuterik, sepse një auditor nga Enti Shtetëror i Revizionit e ka kaluar testin për certifikatë të sekretit shtetëror në emër të saj.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk