
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë sot në mëngjes koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftoi Lidhje Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në rrugët shtetërore komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjeteve në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



