LajmeMaqedoni

Gjendja e rrugëve në RMV

NDRYSHIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT: Për shkak të zbatimit të projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor Gradsko – kryqëzim Drenovë”, pjesë e Korridorit 10d, do të ketë një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut në Autostradën A1, seksioni Gradsko – Drenovë . Ndryshimet do të jenë të vlefshme nga 04.08.2025 deri më 16.09.2025, gjatë së cilës trafiku do të ridrejtohet dhe rregullohet me sinjalistikë të përshtatshme të trafikut.

NJOFITIM: Rruga shtetërore A1 Gradsko – Prilep është plotësisht e hapur për trafik nga kryqëzimi te stacioni i benzinës Lukoil deri te kryqëzimi te stacioni i benzinës Salida.

GJENDJA: Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

FREKUENTIMI: Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanovcë koha e pritjes është rreth 10 minuta , në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

KUJDES:  LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk