LajmeMaqedoni

Vendim historik: Çdo qytetar mund të garojë në zgjedhje pa pengesa të nënshkrimeve

Në një nga mbledhjet e saj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi vendimin për të shfuqizuar Udhëzimin e vitit 2024, i cili rregullonte procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve dhe mënyrën e caktimit të noterëve sipas Kodit Zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, sqaroi se ky udhëzim hiqet nga fuqi për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin janë shfuqizuar nenet 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, që përcaktonin numrin ose përqindjen e nënshkrimeve të nevojshme për propozimin e listave nga grupet e zgjedhësve.

“Në fuqi mbetet neni 60, i cili rregullon të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas ligjit dhe Kushtetutës, çdo qytetar ka të drejtë aktive dhe pasive për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. KSHZ nuk ka të drejtë t’ia mohojë këtë të drejtë askujt dhe nuk e mohon. Këtu nuk bëhet fjalë për vendim të KSHZ-së, por për zbatimin e ligjit. Prandaj, të gjitha partitë politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, në përputhje me nenin 60, kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje,” deklaroi Kondarko.(INA)

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk