LajmeMaqedoni

Në Tabanoc dhe në Bogorodicë pritet deri në 30 minuta

Rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup edhe më tej është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve për shkak të zjarrit në Parkun nacional “Jasen”, informoi LAMM

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frektuencë e shtuar e automjeteve, në VK “Tabanocë” koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, në VK “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk