LajmeRajon

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot në një konferencë për media tha OVL e UÇK-së kërkon nga deputetët e Kosovës shkarkimin e Dimal Bashkës nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Gucati tha se OVL e UÇK-së kërkon po ashtu nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

“Arsyeja për fillimin e hetimeve dihen, pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Republikës si dhe lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe integritetin e vendit tonë”, tha ai, raporton Telegrafi

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk