LajmeMaqedoni

VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës, ndryshimi nuk ndalet

Koalicioni VLEN përmes një kumtesëe për media thonë se “makineria propagandistike e BDI-së ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai.

“Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm. Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet, korrupsionin dhe lidhjet mafioze që e kanë mbajtur peng shtetin për dy dekada”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VLEN, duke shtuar se ky koalicion nuk ka keqpërdorur as edhe një qindarkë publike.

“VLEN ka një dallim thelbësor me BDI-në dhe patericat e saj: Asnjë qindarkë publike nuk është keqpërdorur nga përfaqësuesit tanë. Pasuria dhe integriteti i tyre janë libër i hapur, çdo cent i fituar ndershmërisht. Asnjë kompromis dhe asnjë kontakt me BDI-në, distanca jonë është e qartë, sepse kushdo që prek BDI-në, njolloset nga kalbësia e tyre morale. Vendimmarrja jonë është e lirë, e pa-ndikuar dhe e pa-shantazhuar, sepse varësia jonë e vetme është ndaj popullit dhe kombit tonë, jo ndaj oligarkëve dhe bosëve të drogës.Le të shpifin me profile të rreme, le të lehin mercenarët e tyre digjitalë, karvani i VLEN-it ecën përpara i pandalshëm, duke ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët fuqizohen, jo shfrytëzohen, një të ardhme pa BDI-në, pa paterica dhe pa pengje të Gjokës”, thonë nga VLEN.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk