LajmeSport

Zyrtare: Edon Zhegrova mbërrin te Juventusi

Sulmuesi i krahut nga Kosova, Edon Zhegrova, ka mbërritur sot në Torino për t’u bashkuar me gjigantin italian Juventus. Klubi bardh e zi publikoi pamje nga momenti i arritjes së tij në seli, ku futbollisti 25-vjeçar u prit nga tifozë të shumtë.

Zhegrova udhëtoi drejt qendrës mjekësore J|Medical, ku do të kryejë kontrollet para se të firmosë kontratën afatgjatë me kampionët e Serie A. Transferimi i tij nga Lille thuhet të jetë mbyllur për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ky kalim shihet si një hap i madh në karrierën e yllit të Kosovës, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Francë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Me afrimin e Zhegrovës, Juventusi forcon repartin ofensiv dhe dërgon një mesazh të qartë për synimet e sezonit të ri, njofton TV21.

https://www.facebook.com/reel/1147339183937339/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk