LajmeSport

Man. Siti zyrtarizon transferimin e Donaruma-s nga PSZH

Man. Siti ka mbyllur transferimin e Xhianluixhi Donaruma-s nga Paris Sen Zhermeni në një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë euro. Portieri italian nënshkroi një kontratë deri në vitin 2030, me një mundësi zgjatjeje. Transferimi i Edersonit te Fenerbahçe, i hapi derën Donarumas për të kaluar te Man. Siti dhe për të garuar si numri një i ri i Sitit përkrah Xhejms Trafordit.

“Man. Siti ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Xhianluixhi Donaruma-së nga Paris Sen Zhermeni. Portieri 26-vjeçar italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin “Etihad” deri në verën e vitit 2030”, thuhet në njoftimin e Man.Sitit.

Raportet sugjerojnë se Donaruma do të fitojë rreth 13 milionë euro në vit, me një shifër që mund të rritet në 16 milionë euro në varësi të bonuseve dhe klauzolave të performancës.

Besohet se Pep Guardiola i vlerëson reflekset dhe aftësinë e Donarumas për të pritur gjuajtjet, edhe nëse mbeten pikëpyetje rreth shpërndarjes së tij nën presion.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk