
Afati kalimtar i verës 2025 u mbyll më 1 shtator, me disa marrëveshje të rëndësishme, duke përfshirë Adrien Rabiot te Milani, Edon Zhegrova te Juventusi dhe Manuel Akanxhi te Interi. Faqja i specializuar për transferime “Transfermarkt” ka renditur klubet e Serie A sipas shpenzimeve të tyre për transferime këtë verë, dhe Milani del si skuadra italiane që shpenzoi më shumë gjatë dy muajve të fundit.
Sipas “Transfermarkt”, “rosonerët” investuan 164 milionë euro në nënshkrime të reja, të ndjekur nga Juventusi me afërsisht 137 milionë euro dhe Atalanta me gati 130 milionë euro. Shumat përfshijnë tarifat e huazimeve dhe investimet për t’i bërë lëvizjet e huazimit të përhershme. Mjaft interesante është se Komo u rendit në pesëshen e parë, pasi ishte shpenzuesi më i lartë në Serie A në afatin kalimtar të janarit.
Lacio shpenzoi gati 30 milionë euro, por vetëm për t’i bërë të përhershme transferimet e huazimeve, si ato të Nikolo Rovella nga Juventus dhe Nuno Tavares nga Arsenali, pasi një embargo transferimesh i pengoi “Biancocelestët” të mirëprisnin lojtarë të rinj. Xhenoa përfundoi vetëm nënshkrimet e lojtarëve të lirë dhe transferimet e huazimeve dhe praktikisht nuk investoi asnjë qindarkë për të blerë lojtarë të rinj.
Shpenzimet e klubeve të Serie A gjatë verës:
Milan – 164 milionë euro
Juventus 137.3 milionë euro
Atalanta – 125.8 milionë euro
Napoli – 115 milionë euro
Komo – 107.4 milionë euro
Interi – 92.7 milionë euro
Fiorentina – 90.9 milionë euro
Roma – 63.6 milionë euro
Bolonja – 51 milionë euro
Parma – 39.2 milionë euro
Kaljari – 37.3 milionë euro
Udinexe – 34.5 milionë euro
Lacio – 29.9 milionë euro
Torino – 19.6 milionë euro
Sasuolo – 18.7 milionë euro
Hellas Verona – 16.6 milionë euro
Lecçe – 15.9 milionë euro
Kremonese – 14.7 milionë euro
Pisa – 11.4 milionë euro
Xhenoa – ?



