LajmeSport

Ekspedita e Maqedonisë niset për në Pragë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nis për në Pragë të Çekisë, ku më 4 shtator e pret përballja miqësore me Arabinë Saudite. Pas disa seancave stërvitor në Shkup, lajm i mirë është që nuk asnjë të lënduar dhe të gjithë janë vënë në urdhrat e trajnerit Bllagoja Milevski, shkruan Alsat. Ky i fundit do të ketë mundësi që të provojë skema të ndryshme taktike në miqësoren në Pragë, para sfidës kualifikuese me kombëtaren e Lihtenshtajnin, më 7 shtator në Shkup. Përballja miqësore në mes Arabisë Saudite dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 17.00. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk