LajmeMaqedoni

Aliu: Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për përparimin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë sot iu drejtua Simpoziumit të Odave të Mjekëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili po mbahet në Shkup në organizim të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende evropiane.

“Zbatimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi ka me të vërtetë një potencial të madh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Jo më pak e rëndësishme është edhe tema për planifikimin dhe menaxhimin e kuadrit shëndetësor, pasi ai është burimi më i rëndësishëm në shëndetësi,” theksoi ministri Aliu.

Ai shtoi se pret që përfundimet nga ky Simpozium të gjejnë zbatim praktik në të ardhmen.

“Jam i bindur se ky Simpozium do të kontribojë në kushte më të mira pune për mjekët dhe trajtim më cilësor për pacientët,” përfundoi Aliu.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk