LajmeMaqedoni

VLEN: 8 Shtatori, një nga datat më të rëndësishme në historinë e shtetit

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media me rastin e 8 Shtatorit thotë se “sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit, 8 shtatorin, Ditën e Pavarësisë”.

Nga VLEN thonë se “ky është momenti kur qytetarët e këtij vendi zgjodhën rrugën e sovranitetit dhe vendosën themelet e shtetit të lirë dhe të pavarur”.

“Por historia jonë moderne nuk mund të kuptohet pa përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha këtij shteti dimensionin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Pavarësia dhe barazia janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët”.

 

“Me këtë rast, VLEN u uron të gjithë qytetarëve gëzuar Ditën e Pavarësisë, me besim të plotë se së bashku do të vazhdojmë ta forcojmë demokracinë, barazinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, thonë nga VLEN.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk