LajmeRajon

Kosovë/ Vetëvendosje i drejtohet Kushtetueses

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta shpallë të papranueshme kërkesën e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila u ankua kundër votimit ndaras për nënkryetarin serb të Kuvendit, tha zyrtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu. Haxhiu tha se kërkesa nuk përputhet me kërkesat themelore” të Kushtetutës së Kosovës. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re, pas kërkesës së deputetëve të Listës Serbe. Ankesa e Listës Serbe, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.

“Ne kemi kërkuar që kërkesa e parashtruesve të shpallet e papranueshme, nuk përputhet me kërkesat themelore të Kushtetutës së Kosovës. Kontrolli kushtetues është i mundur vetëm mbi aktet e miratuara nga Kuvendi, në këtë rast nuk kemi një akt të tillë por vetëm një procedurë të ndërprerë pa ndonjë pasojë juridike”, tha Albulena Haxhiu, Vetëvendosje. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk