
Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht, dhe ka mjegull me dukshmëri deri në 150 m.
N.Sh. Rruget e Maqedonise apelojne për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.
Të gjitha informacionet e hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të kujdestarisë 02 25 61 502.



