GostivarLajme

Katër kandidatë për garën për kryetar komune të Gostivarit

Katër kandidatë do të hyjnë në garën për kryetar komune të Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) konfirmon kandidaturat e tyre.

Bëhet fjalë për kandidatin e pavarur Visar Ademi, Valbon Limanin nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Sebaedin Dauti nga VLEN dhe Darko Grujoski nga partia “E Majta”. Sa u takon listave për këshilltarë komunal, të tillë kanë dorëzuar AKI, VLEN, VMRO-DPMNE, LSDM E Majta, ZNAM, Partia Demokratike Turke dhe Lëvizja për Bashkimin Kombëtar të Turqëve.

Afati për dorëzimin e kandidaturave skadoi më 13 shtator në mesnatë. KSHZ njoftoi se deri në fund të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilla të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit, në komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar gjithsej 312 lista kandidatësh për kryetarë komune dhe 575 lista kandidatësh për këshilltarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit.

Ky numër përfshin listat e kandidatëve nga partitë politike dhe listat e dorëzuara nga grupe votuesish. Pas përfundimit të procesit të kontrollit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kushteve ligjore dhe konfirmimit nga KSHZ-ja do të publikojë të gjitha listat e konfirmuara sipas komunave që do të marrin pjesë në zgjedhje.

KSHZ-ja do të hedh shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve jo më vonë se 25 shtatori. Raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor 2025, dhe i dyti dy javë më vonë, më 2 nëntor. Fushata zgjedhore do të fillojë zyrtarisht 20 ditë para ditës së votim, gjegjësisht me 29 shtator.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk