
Në prag të zgjedhjeve lokale, Aleanca Kombëtare për Integrim zhvilloi takim me Forumin e Gruas në Gostivar, ku u theksua roli i pazëvendësueshëm i grave në jetën politike dhe shoqërore të qytetit. Ky takim u shënua si një prej ngjarjeve më domethënëse të fushatës, duke vënë në qendër përfaqësimin e grave dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje. Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të dytë nga AKI, dr. Valbon Limani, nënvizoi vendosmërinë e tij për të rritur përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse. Ai gjithashtu foli për rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve dhe theksoi se këto zgjedhje përbëjnë një moment historik.
“Një prej vendimeve qtë cilin e mora ishte që në Gostivar në historinë e një ndërmarrje publike tani për herë të parë udhëheq një grua, dhe unë jam i bindur dhe e shoh se me shumë sukses ndërmarrjen e njejtë. Andaj, në të ardhmen këto pozita për gratë do të shtohen. Sa u përket proceseve politike thonë se ne shqiptarët humbëm shumë në këto 15-16 muaj, por siç thuhet në çdo punë ka edhe nga një të mirë, dhe besoj se këtë vit puna më e mirë të cilën e solli kjo situatë është që i uli bashkë liderët tanë dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi sot ne e kemi Aleancën Kombëtare për Integrim, Aleancë e cila besoj se me 19 tetor do të dërgojë një mesazh shumë të qartë se kështu nuk mundet më, dhe besoj që bashkë me ju si Forum – si një nga shtyllat kryesore të Besëlidhjes tonë, do ta korrim fitoren e madhe me 19 tetor”.

Valdet Xhaferi, bartës i listës së këshilltarëve për Komunën e Gostivarit nga AKI, bëri thirrje për mbështetje masive për Valbon Limanin, duke e konsideruar atë simbol të barazisë dhe përparimit social.
“19 tetori dhe ky event ka një qëllim shumë fisnik – udhëheqësit tanë kanë shtrirë dorën e bashkimit, unifikimit e forëcimit të shqiptarëve në përgjithësi. Ne sonte jemi përpara jush që tu lusim që të përcjellim këtë porosi jashtëzakonisht të rëndësishme në çdo shtëpi gostivarase. Këtë mesazh dhe sensizbilizim formën më të mirë të mundshme trungu dhe akterja jonë, është gruaja shqiptare ajo. Andaj, që deri me 19 tetor të torkasim bashkarisht në çdo derë dhe të sqarojmë e bisedojmë me të gjithë gostivarasit se cili është qëllimi ynë dhe pse këto zgjedhje e kanë formën e referenduimit. Dua nga sonte të ju ftojë që të gjithë bashkarisht të rrethojmë numrin katër, të votojmë doktorin Valbon Limani për arsye se vota për Valbonin është votë për barazi, për rezistencë, për ndershmëri dhe është votë për mirëqenje familjare më të mirë në qytetin tonë”.

Në takim foli edhe Arta Bilalli Zendeli, Sekretare për Mundësi të Barabarta pranë BDI-së, e cila kërkoi që kërkesat dhe nevojat e grave të merren gjithmonë parasysh në hartimin e politikave lokale. “I nderuar Valbon Limani, i nderuar Valdet Xhaferi do të ju kisha porositur që mos ti harroni kurrë hallet, vërejtjet, sugjerimet, këshillat, por madje edhe kritikat e nënave, grave, zonjave, motrave nga Gostivari. Pushteti lokal në mërnyrë të drejtpërdrejtë i prek përditshmërinë e grave. Një ndodhi i fëmijës në shkollë e që është një politikë lokale, prek përditshmërinë e një gruaje. Prandaj, si arkitektë të mirë që masin tokën para se ta bëjnë godinën, ju lus që edhe ju si projetues të mirë të një Gostivari të katër viteve të ardhshme të matni mirë kërkesat dhe nevojat e këtyre zonjave të pranishme të cilat ju kanë nderuar”.

Ndërkohë, Elfete Ismaili, Kryetare e Asamblesë së Gruas pranë ASH-së, vlerësoi mobilizimin e grave si garanci për fitore të thellë të koalicionit AKI në Gostivar.
“Valbon të dëshirojë shëndet, të dëshirojë suksese së bashku me z.Valdetin që së bashku jeni të përkryer në të gjitha aspektet. Faleminderit që ne jemi pjesë e juaja, që jemi mbështeteset tuaja e që ne kemi kuroja por ju na jepni edhe më tepër kurajo për të vazhduar. Është kënaqësi që të gjithë bashkarisht këtë darkë e bëjmë më të mirë. Shëndet, suksese dhe Gostivarin e priftë e mbara me fitore 3:1”.

Kryetari i ASH-së dhe njëherësh njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravari, theksoi se këto zgjedhje janë një plebishit për të ardhmen politike të shqiptarëve dhe për drejtësinë shoqërore.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje, por janë plebishit kombëtar. Prandaj ju lust ë bisedoni me të gjithë me të cilët do të keni komunikim në periudhën e ardhshme dhe tregoni se votat që u jepen dy kundërkandidatëve të Valbonit dhe Valdetit se ato janë thjeshtë të dalë nga VMRO-ja dhe krijojnë këtu që disa vota të shkojnë kot. Mos i lejojmë të na shkojnë votat kot, le të shojnë aty ku duhet dhe le të mbushet thesari ashtu siç duhte dhe komplet thesarin e dërgojmë në qeveri që ta sheh kryeministri se ku është kredibiliteti politik”.
Takimi u organizua nga forumet e grave të partive përbërëse të koalicionit AKI në Gostivar. Vlen të theksohet se nga 23 kandidatët për këshilltarë të AKI-së në Këshillin Komunal, gjysma janë gra.




