LajmeSport

Erling Haland shënon më shumë gola se 9 klube në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland zhvilloi ndeshjen e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve, në të cilën, sulmuesi norvegjez shënoi dy gola për Man. Sitin kundër Monakos, në barazimin 2-2. Norvegjezi po luan jashtëzakonisht mirë në Ligën e Kampionëve, kështu që pas 50 ndeshjeve në garën elitare, Haland ka një mesatare prej më shumë se një gol për ndeshje (52 gola në 50 ndeshje).

Për t’i bërë shifrat edhe më mbresëlënëse, vetë Haaland ka shënuar më shumë gola se nëntë klube që shënuan më pak se 52 gola në 50 ndeshjet e tyre të para në Ligën e Kampionëve. Këtu është Dinamo Zagrebi, pastaj Anderlehti, Lilla, Klub Brizhi, Seltiku, Beshiktashi, CSKA Moska, Gallatasaraj dhe Panathinaikos…

Haaland ka shënuar më shumë gola se secili prej këtyre klubeve në 50 ndeshjet e tyre të para në Ligën e Kampionëve.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk