LajmeMaqedoni

MPB: Kemi marrë masa për të siguruar një proces zgjedhor paqësor, për këtë qëllim do të përdoren edhe dronë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë zgjedhjeve ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj me qëllim sigurimin e një zbatimi të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.

“Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, zyrtarët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, njoftojnë nga MPB.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk