GostivarLajme

Në Vrapçisht nuk u arrit censusi për kryetar komune, zgjidhet përbërja e re Këshillit komunal

Në Komunën e Vrapçishtit në garë për kryetar komune ishin vetëm dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI i cili garonte për mandatin e tretë dhe Mehmet Seferi nga VLEN.

Bazura në të dhënat e KSHZ-së, në këtë komunë janë përpunuar të gjitha 39 vendvotime, prej ku Isen Shabani ka fitura 6.050 vota ose 88.13%, ndërsa Mehmet Seferi ka arritur të marrë vetëm 467 vota ose 6.80% të votave.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur gjithsejt 27.262 votues, por për shkak të daljes së ulët dhe mos arritjes së censusit, procesi zgjedhor do të duhet të përsëritet, që nënkupton se komuna e Vrapçishtit nuk ka zgjedhur kryetarin e saj në raundin e parë të zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme.

Sa i takon garës për Këshillin, ai është zgjedhur pasi për të nuk nevojitet census. Për Kѱshillin komunal të Vrapçishtit, me listë në garë ishin dy koalicione dhe një parti politike, gjegjësisht AKI, VLEN dhe Partia Demokratike Turke.

Për Këshillin komunal të Vrapçishtit, i cili me përbërjen e re do të ketë 15 anëtarë, AKI ka marrë 5.050 vota apo 73.56%, VLEN 632 vota apo 9.21% dhe Partia Demokratike Turke 762 vota ose shprehur në përqindje 11.10%.

Përkthyer në mandate AKI ka fiton shumicën apo 13 këshilltarë, VLEN dhe PDT kanë fituar vetëm nga një këshilltarë.

Përbërja e re e Këshillit komunal të Vrapçishtit:

EVZAL ARSLLANI (AKI)
EMIR DURMISHI (AKI)
AMRA DEMIRI (AKI)
SHABAN BAJRAMI (AKI)
MUHAMED MUHAREMI (AKI)
BESA XHAFERI SADIKI (AKI)
AGIM BAJRAMI (AKI)
BLERTA ADEMI (AKI)
XHEMAL DEMIRI (AKI)
NEVRIJE DALIPI (AKI)
SARA BILALLI (AKI)
FATMIR RAKIPI (AKI)
ARTAN IMERI (AKI)
ERXHAN AJETI (VLEN)
ZEJNEL EFENDILER (PDT)

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk