LajmeMaqedoni

Izet Mexhiti: Së bashku ndërtuam fitoren, dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Sarajit për mbështetjen dhe besimin që rezultuan në një fitore të qartë.

Në një mesazh publik, Mexhiti theksoi se fitorja në Saraj është dëshmi e forcës, bashkimit dhe përkushtimit të njerëzve të mirë që punuan pa pushim për një qëllim të përbashkët.

“Falemnderit secilit aktivist, çdo anëtari të strukturave tona, çdo grua e burri, për çdo të ri e të re që qëndroi me ne, që besoi, punoi e nuk u ndal asnjë ditë,” – shkroi ai.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike shtoi se kjo fitore është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për ndërtimin e së ardhmes së Sarajit.

“Së bashku ndërtuam fitoren, dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen! Krenarë për ju, krenarë për Sarajin tonë!”

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk