
Qendra pěr Kulturë ně Gostivar kēto ditě po finalizon pěrgatitjet për edicionin e dytë të festivalit “Goca e Tivarit”, i cili do të zhvillohet këtë të premte, më 07 nëntor 2025 me fillim në ora 20:00. Drejtoresha e Qendrës pěr Kulturë ně Gostivar, Farije Adili thotë se ky festival, që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit, lindi nga děshira për të ruajtur dhe per te promovuar trashěgiminë tonë muzikore, përmes legjendës së njohur që lidhet me emrin e Gostivarit – “‘Goca e Tivarit”.
Sipas saj ky emër simbolik mbart brenda vetes frymën e një rrëfimi që bashkon historinë, artin dhe shpirtin qytetar të vendit tonë. Përmes këtij festivali, duam të pěrcjellim mesazhin se arti, muzika dhe tradita janë ura qê lidhin brezat dhe qytetet, duke mbajtur gjalle kujtimet dhe emocionet që na bashkojnë, tha drejtoresha Adili.
Nẽ kẽtë edicion do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni, mes tyre:Kosovarja këndon nga Ferizaji, Ansambli Dardanus nga Tetova dhe Shoqëria kulturore Artistike Besa e Gostivarit të cilët do të sjellin një program të pasur muzikor, me kengë që ndërthurin nostalgjinë, dashurinë dhe frymën e vendlindjes.
Ndryshe, në kuadër të festave të Nëntorit, Qendra pěr Kulturë nën mbështetje të drejtoreshës Farije Adili, do te organizojë një varg aktivitetesh kulturore pěr tě shěnuar 22 Nentorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 28 Nentorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Këto manifestime do të pěrfshijnë programe artistike, ekspozita, koncerte dhe promovime, duke e kthyer Nëntorin në një muaj te pasur me ngjarje që mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar dhe kulturor. Nga Qendra për Kulturë në Gostivar ftojnë tě gjithë qytetarët e Gostivarit dhe dashamirësit e artit tě marrin pjesë në këto ngjarje, për të ndarë së bashku emocionet, krenarinë dhe dashurinë për kulturën tonë të përbashkët.



