
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria e Maqedonisë së Veriut do të emërojë ushtrues detyre në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhudhë dhe Mavrovë-Rostushë, sapo të marrë njoftim zyrtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për përfundimin e procesit zgjedhor.
“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato katër komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, tha mes tjerash Mickoski. Vendimi pritet të merret menjëherë pas njoftimit zyrtar të KSHZ-së për mbylljen e procesit zgjedhor, raportoi TV21.



