LajmeMaqedoni

Taravari: Limani është kryetar i padiskutueshëm, krenaria e Gostivarit

Në një kohë kur vlerat morale e ligjore shpesh përmbysen dhe kufiri mes të drejtës e të padrejtës mjegullohet, ka njerëz që dallohen qartë për ndershmëri dhe përkushtim ndaj ligjit. Kështu thotë lideri i ASH-aë, Arben Taravari, i cili shton më tej se njëri prej tyre është Valbon Limani, kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili me punë të palodhur dhe integritet ka fituar besimin e qytetarëve të tij.

“Gostivari ka zgjedhur! Valbon Limani është kryetar i padiskutueshëm dhe shembull i njeriut të drejtë e të ndershëm. Për të jemi të gjithë krenarë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit AKI.

Reagimi i Taravarit vjen pas akuzave të kryeministrit Hristijan Micovski, i cili  pretendoi se kryetari Limani ka sjellë dy plane detale urbanistike në kundërshtim me procedurat ligjore.

Nga Komuna e Gostivarit sqaruan se këto pretendime janë të pavërteta dhe se kryeministri është i keqinformuar. Sipas tyre, të gjitha procedurat janë ndjekur në përputhje me ligjin dhe asnjë shkelje nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, qytetarët e Gostivarit kanë shprehur mbështetje të gjerë për kryetarin Limani, duke e konsideruar këtë sulm politik të motivuar nga fakti se në raundin e parë të zgjedhjeve të 19 tetorit, pushteti qendror pësoi humbje të thellë me rreth 13 mijë vota diferencë në këtë komunë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk