LajmeMaqedoni

BFI uron 28 Nëntorin: Dita e Pavarësisë dhe Dinjitetit Shqiptar

Sot, më 28 Nëntor, shënojmë Ditën e Madhe të Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ditë të vitit 1912, në Vlorë u ngrit Flamuri Kombëtar, duke vulosur aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ky ishte vizioni dhe guximi i burrit të madh të kombit, diplomatit dhe patriotit Ismail Qemali, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij nisi rrugën e mëvetësisë së shtetit shqiptar, që shqiptarët t’i dalin zot atdheut dhe të jetojnë e zhvillohen si të gjitha kombet e tjera të qytetëruara.

Sot, Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar e kujtojnë me mall e respekt këtë ditë të shenjtë, duke qenë një faktor konstruktiv në rajon, me ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar, antarë i NATO dhe me synime të qarta për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Shqiptarët vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e fqinjësisë së mirë, veçanërisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke promovuar dinjitetin kombëtar, paqen, tolerancën, bashkëpunimin dhe zhvillimin në të gjitha sferat për të mirën e popujve të rajonit dhe më gjerë.

Në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

KRYETARI I BFI E RMV

REISUL ULEMA

H.HFZ. SHAQIR EF FETAI

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk