LajmeMaqedoni

Kryeparlamentari Afrim Gashi pret në takim Imamin e Qabes, Dr. Mahir Muajkali

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, ka pritur sot në një takim zyrtar Imamin e Qabes, Shejh Dr. Mahir Muajkali. Gjatë takimit, Gashi ka vlerësuar lart vizitën e imamit dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore që bashkojnë popullin e Maqedonisë me atë të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve saudite, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë bisedës diskutuam mbi vlerën e vizitës së tij dhe respektin e ndërsjellë, ndërsa përcolla mirënjohjen për autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Theksuam rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe vlerave që na bashkojnë”, ka theksuar Gashi pas takimit.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk