
Janë përcaktuar programe të reja të specializimit të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si formohen kuadrot mjekësore, bëri të ditur ministri i shëndetësisë Azir Aliu, duke treguar se për më shumë se 15 vjet programet e arsimit të lartë mjekësor nuk janë përditësuar. Ai shtoi se qëllimi është të formohet një mjek specializant i përgjithshëm dhe pastaj të mund të vazhdojë më tej me sub-specializimin në fusha më specifike.
“Thelbi i programeve të reja është i thjeshtë, largojmë nga logjika e specializimeve tepër të ngushta si pikënisje që do të ndërtojmë një bazë të fortë klinike të përgjithshme mbi të cilën më pas do të ndërtojmë mënyrën më racionale përmes sub-specializimeve për specializime shumë të ngushta në fusha të ndryshme”, theksoi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq, theksoi se specializimet e përgjithshme veçanërisht në kirurgji dhe mjekësi të brendshme, duhet të kthehen, gjë që do të ofrojë atë që i duhet vendit tonë.
“Më parë kishte specializime ku duhej që patjetër duhej të ishte kirurg i përgjithshëm, ose internist i përgjithshëm që ka marrë licencë dhe këto specializime zgjasnin katër vjet, gjë që plotësonte të gjitha nevojat e spitaleve në shëndetin publik sekondar, ndërsa klinikat dhe disa nga spitalet më të mëdha, siç është “8 Shtatori” dhe Spitali i Qytetit , kishin nevojë për staf shtesë shumë të specializuar dhe u referuan në nën-specializime që zgjasnin dy vjet”, tha Svetozar Antoviq, dekan i Fakultetit të Mjekësëisë – Shkup.
Kryetarja e Odës së Mjekëve Kalina Grivçeva shprehu shqetësimin se nëse një endokrinolog është në detyrë në departamentin e urgjencës, dhe vjen një pacient me sulm në zemër, nuk di si ta trajtojë atë pacient.
“Specialistët aktualë janë në mjekësinë e përgjithshme të brendshme dhe kirurgjinë e përgjithshme, janë shumë të gjata nëse i krahasojmë me sub-specializimet dhe kolegët në fakt zgjedhin të shkojnë direkt në sub-specializim dhe ajo që ndodh në realitetin tonë është se, nëse një endokrinolog është në detyrë në departamentin e urgjencës dhe një pacient me atak në zemër vjen, ai di si ta trajtojë atë, por nëse diçka i ndodh pacientit, ai nuk është mjeku i duhur për ta trajtuar pacientin”, u shpreh Kalina Grivçeva Stardellova, Kryetare e Odës së Mjekëve.
Ky program do të fillojë të zbatohet me mbarimin e procedurave të administrative.



