LajmeMaqedoni

Isen Shabani njofton banorët e Dobërdollit se uji është i pijshëm

Ish kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat i AKI-së për kryetar komune, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin se uji në fshatin Dobërdoll është i pijshëm.

Sipas tij, uji në fshatin Dobërdoll është i pijshëm dhe i sigurt, fakt i konfirmuar nga analizat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është institucioni i vetëm shtetëror me kompetencë ligjore dhe profesionale për vlerësimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Shabani thekson se deklaratat e kundërta që vijnë nga individë apo struktura politike, duke u thirrur në institucione jo kompetente, përbëjnë keqinformim dhe manipulim të opinionit publik. Ai sqaroi se Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari nuk ka kompetenca për vlerësimin e ujit të pijshëm nga burimet.

Sipas tij, institucionet e vetme kompetente për ujin e pijshëm në RMV janë Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Në fund, Isen Shabani apeloi që qytetarët të mos mashtrohen dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare, duke theksuar se faktet dhe e vërteta nuk duhet të jenë objekt i interesave politike.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk