
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga radhët e AKI-së, Isen Shabani, mbrëmë mbajti një takim me banorët e fshatit Gradec. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi, ku u shkëmbyen ide, mendime dhe u shpreh mbështetje e sinqertë nga qytetarët.
Gjatë takimit, Shabani theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët dhe dëgjimin e nevojave reale të komunitetit, duke nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm i komunës.
Ai falënderoi banorët e Gradecit për pritjen dhe mbështetjen, duke shprehur bindjen se së bashku, me përkushtim dhe angazhim të përbashkët, do të ecin drejt fitores në zgjedhjet e 11 janarit.



