LajmeMaqedoni

Zulhajrat Demiri takim me banorët e Vranjovcës: Uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore prioritet absolut

Zulhajrat Demiri, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga radhët e VLEN-it, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Vranjovcë, ku u diskutuan problemet reale me të cilat përballen qytetarët prej vitesh.

Gjatë takimit, banorët ngritën shqetësime të drejtpërdrejta lidhur me mungesën e ujit të pijshëm, gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore dhe kushtet bazike të jetesës. Demiri theksoi se këto nuk janë kërkesa luksi, por të drejta elementare që çdo qytetar duhet t’i ketë.

Ai nënvizoi se premtimet pa rezultate i kanë lënë banorët të zhgënjyer, duke theksuar se angazhimi i tij nuk është fjalë fushate, por përgjegjësi konkrete. “Uji i pijshëm dhe infrastruktura rrugore janë prioritet absolut dhe do të trajtohen si të tilla, jo si dekor për fjalime,” u shpreh Demiri.

Kandidati i VLEN-it theksoi se Komuna nuk do të mbetet e vetme në realizimin e projekteve, pasi qeveria do të jetë partnere aktive për zgjidhje konkrete, me afate dhe llogaridhënie. Sipas tij, vetëm përmes projekteve reale dhe bashkëpunimit institucional Vranjovca mund të dalë nga harresa.

Në fund të takimit, Demiri falënderoi banorët për mikpritjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se besa e dhënë do të mbahet dhe se këtë herë premtimet nuk do të mbeten vetëm në letër

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk