LajmeMaqedoni

Qoku: Nuk ka përplasje në VLEN, liderët kanë harmoni të plotë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, sot mbajti një konferencë për media ku mohoi zërat për përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN.

Qoku theksoi se marrëdhëniet mes liderëve janë shumë të mira dhe se komunikimi mes tyre zhvillohet në frymë konstruktive. Sipas tij, në VLEN ekziston një harmoni e plotë, gjë që ndonjëherë e bën të vështirë edhe zgjedhjen e një lideri të vetëm, në rast se koalicioni shëndërrohet në subjekt politik.

“Nuk ka përplasje dhe do e them disi në formë ironie: në VLEN ‘fatkeqësisht’ janë shumë mirë. Ndonjëherë duhet të ketë përplasje që të dalë diçka, por aktualisht liderët e VLEN-it kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe konstruktiv. Ata kalojnë aq mirë mes vete, sa që shpesh nuk e shohin të arsyeshme të zgjedhin më të mirin prej tyre, dhe kjo është e vështirë”, deklaroi Qoku. Ai shtoi se kjo klimë bashkëpunimi është një nga pikat e forta të koalicionit dhe një garanci për funksionimin e tij në të ardhmen.

 

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk