
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thatë, njofton LAMM. Nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



