
Faza e kampionatit të Ligës së Kampioneve mbërrin sonte në aktin e saj të fundit, me të gjitha ndeshjet që do të luhen njëkohësisht në orën 21:00. Një mbrëmje e mbushur me duele spektakolare, përballje me të kaluarën dhe skuadra që luajnë gjithçka për gjithçka, qoftë për biletën direkte, qoftë për një vend në zonën playoff.
Vëmendje të veçantë tërheqin disa sfida me ngarkesë të fortë emocionale. Mourinho, tashmë në stolin e Benfica-s, do të përballet me një nga ish-skuadrat e tij, Real Madrid, aty ku rikthehet edhe Alvaro Arbeloa, një emër i njohur për tifozët portugezë dhe spanjollë. Një tjetër përballje me aromë të fortë të së shkuarës zhvillohet në Itali, ku Antonio Conte pret Chelsea-n, klub me të cilin ka fituar Premier League-n.
Në Spanjë, Barcelona përballet me Copenhagen-in, në një ndeshje ku katalanasit kërkojnë me çdo kusht kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Champions-it. Po aq e fortë pritet të jetë edhe sfida Dortmund-Inter, si dhe Monaco-Juventus, ku pikët janë vendimtare për renditjen finale.
Spektakli është i garantuar në të gjitha fushat, me gjigantë evropianë që nuk kanë më hapësirë për gabime.
Ndeshjet (21:00):
Atletik Bilbao – Sporting
Liverpul – Karabag
Arsenal – Kairat
Benfika – Real Madrid
Barcelona – Kopenhagen
Monako – Juventus
Ajaks – Olimpiakos
PSG – Njukasëll
Dortmund – Inter
Napoli – Çelsi
Frankfurt – Totenham
Leverkusen – Vijareal
Pafos – Slavia
- Siti – Gallatasaraj
Bryzh – Marsejë
Union SG. – Atalanta
PSV – Bajern Mynih
At. Madrid – Bodo-Glimt
© SYRI.net



