
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Click Plus në TV21, mohoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
I pyetur nëse vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, Mickoski u përgjigj shkurt: “Jo.”
Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë me zgjedhjet e rregullta dhe se fokusi i qeverisë mbetet tek reformat. “Ka shumë punë që duhet të rregullohen dhe reforma që duhet të bëhen për të qenë më mirë,” deklaroi kryeministri.



