LajmeRajon

KQZ shkeli ligjin/ Paneli zgjedhor rrëzon vendimin, regjistron Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos përfshirë listën e kandidatëve të këtij subjekti në shpalljen e rezultateve për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 28 dhjetorit. PZAP tha se vendimi i KQZ-së është “i pajustifikuar” , në kundërshtim “me dispozitat ligjore” dhe me standardet e Komisionit te Venecias. Shpallja e rezultatit përfundimtar, sipas PZAP, bëhet pas përfundimit të numërimit dhe rinumërimit për të gjitha subjektet politike dhe duhet t’i përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore ‘pa përjashtim’. “Çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor”, u tha në vendimin të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Lista Serbe dorëzoi ankesë në PZAP më 2 shkurt, duke e vlerësuar vendimin e 31 janarit të KQZ, si të “paligjshëm, antiserb dhe diskriminues”. Anëtarët e këtij institucioni miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe. Tre anëtarë të KQZ-së votuan pro, dy kundër, dhe anëtarët tjerë abstenuan. Vendimi i KQZ-së u kritikua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk