LajmeMaqedoni

Kasami: Vijojnë bisedimet për bashkimin e VLEN-it në një parti të vetme politike

Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherazi dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar sot se bashkimi i VLEN-it në një parti të vetme nuk është vetëm çështje administrative, por është çështje e një strukturimi të brendshëm partiak të barabartë

Kasami tha se kanë pasur bisedime të vazhdueshme dhe se edhe një takim mes liderëve të VLEN-it do të ketë edhe gjatë kësaj jave.

“Kemi pasur takime, do të kemi edhe një takim deri në fund të kësaj jave. Kemi biseduar për lidershipin por edhe për strukturimin e VLEN-it në një parti poltiike. Jemi katër subjekte politike e poashtu edhe Vetëvendosja e cila do të duhet te jëte e inkorporuar brenda VLEN-it, poashtu edhe Lëvizjen Arbëria, ndaj kjo nuk është vetëm çështje administrative që do ta lejojë bashkimin në një parti, por duhet të jetë mundësi e hapur për të gjithë që jemi pjesëmarrës në VLEN”, tha Kasami.

Ai komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, sipas tij do të ketë organizim më të mirë drejt një kualiteti më të mirë.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk