LajmeMaqedoni

30 vjet përkushtim dhe cilësi në arsim, “Jahja Kemal” hap regjistrimet për vitin e ri shkollor

Shkolla e Mesme “Jahja Kemal” shënon këtë vit 30 vjet veprimtari të pandërprerë në fushën e arsimit, duke theksuar rolin e saj si një institucion i besueshëm në zhvillimin akademik dhe personal të nxënësve ndër tri dekada. Përfaqësuesit e shkollës vlerësojnë se përkushtimi ndaj cilësisë, suksesit dhe formimit të gjithanshëm të të rinjve ka qenë shtylla kryesore e punës së tyre ndër vite.

Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ardhshëm shkollor, nga muaji shkurt nis procesi i regjistrimit të nxënësve të rinj. Shkolla ka paraparë edhe lehtësime financiare për prindërit që aplikojnë më herët, duke ofruar 10 për qind zbritje për regjistrimet e realizuara gjatë muajit shkurt dhe 5 për qind zbritje për ato të bëra në muajin mars. Nga drejtoria theksojnë se synimi mbetet ndërtimi i një mjedisi arsimor bashkëkohor, që nxit arritje akademike, zhvillim personal dhe përgatitje të qëndrueshme për sfidat e së ardhmes.

Ata u bëjnë thirrje prindërve dhe nxënësve të interesuar që të bëhen pjesë e komunitetit arsimor të shkollës, duke ofruar gatishmëri të plotë për informim dhe sqarime shtesë lidhur me procedurat e regjistrimit. Me tre dekada përvojë dhe rezultate të dëshmuara, Shkolla e Mesme “Jahja Kemal” synon të vazhdojë traditën e saj në formimin e gjeneratave të reja dhe në avancimin e standardeve të arsimit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk