LajmeMaqedoni

BDI : Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%

BDI sot vendi po shënuar ulje të prodhimit bruto të energjisë elektrike, krahasuar me statistikat e një viti më parë.

“Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilit prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë.

Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme.

Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, i bëjmë thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe kontratat për blerje-shitje të energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë se si menaxhohen kapacitetet elektroenergjetike të shtetit”, thonë nga BDI.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk