LajmeRajon

Ilir Meta shfaqet për herë të parë nga kafazi i xhamtë pas 18 muajsh në qeli

Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.

Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës dha një deklaratë për mediat, ku tha se ish-presidenti meriton gjyq publik, teksa përmendi rastin e Fatos Nanos./TopChannel.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk