
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, parashikon Administrata Hidrometeorologjike (HMA). Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ku pritet të bien mbi 20 litra për metër katror, ndërsa reshjet do të shoqërohen me bubullima dhe erëra të forta veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë në intervalin prej pesë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të jetë nga 13 deri në 24 gradë.



