LajmeMaqedoni

Sela mesazh Kasamit: Hajde bëhu pjesë e kushteve të mia bashkë me Mexhitin, ama nëse nuk implementohen shkojmë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i është përgjigjur deklaratës së kreut të VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se ka mesazhe që Sela mund të jetë pjesë e Qeverisë me kushte të caktuara.

Sela tha se kushtet e tij janë serioze dhe duhet të zbatohen, ndërsa shtoi se në të kundërtën, vendi i tyre do të jetë opozita.

“Po i them zotëri Kasamit, nëse ai i vlerëson kushtet e mia, le të bëhet bashkë me kryetarin tjetër që e ka pjesë e kushteve të mia, ama nëse nuk implementohen ato kushte, jo në Qeveri, në opozitë edhe ai. Unë jam serioz, kur them kushtin, nuk e them sa për sy e faqe”, deklaroi Sela në Click Plus.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk