LajmeMaqedoni

Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

Ditëm e djeshme, marshimi historik u mbyll me një ‘uragan’, pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e 15 u shtri deri në rrugën e Rinasit, ku mijëra qytetarë marshuan paqësisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Protesta madhështore e ditës së djeshme (14 qershor) zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk