LajmeMaqedoni

Limani: Nuk ka rëndësi posti im, por hapësirat që krijohen për të rinjtë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i pyetur për pozitën e tij pas rikonstruimit të Qeverisë, tha se për të nuk është me rëndësi funksioni që do të mbajë, por krijimi i mundësive dhe hapësirave për të rinjtë.

Duke komentuar zhvillimet politike, Limani rikujtoi largimin e tij nga BDI, duke thënë se në atë kohë kishte nga ata që mendonin se fundi i tij politik ishte afër.

“Kur u largova nga BDI, dikush mendoi se do të vdes politikisht, por unë rilinda”, deklaroi ai.

I pyetur edhe për largimin nga VLEN, Limani u shpreh se nuk e sheh këtë si fund të angazhimit të tij politik.

“Edhe tani mendojnë njëjtë, por ne rilindim e rilindim përsëri për të krijuar kushte për të rinjtë”, theksoi Limani.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk