LajmeMaqedoni

Mickoski: LSDM dhe Levica po pengojnë votimin e diasporës në mënyrë elektronike! Qëllimi ynë, një ditë ta sjellim atë diasporë përsëri në shtëpi

Partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike Levica, paraqitën 13 mijë amendamente për të penguar bashkatdhetarët tanë në diasporë të votojnë, duke u frikësuar se nuk kanë besimin e diasporës sonë. Dhe ky është një mesazh i fortë për bashkatdhetarët tanë në diasporë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mos-marrëveshjet me opozitën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Mickoski tha se votimi elektronik shkurton edhe shpenzimet për votime të diasporës në zgjedhje.

“Por, vija jonë e kuqe është vota e diasporës, sepse diaspora duhet të ndihet e lidhur me atdheun e saj. Qëllimi ynë si qeveri është që një ditë ta sjellim atë diasporë përsëri në shtëpi. Kjo do të thotë, nëse i prisni edhe këtë kanal dhe ata nuk ndjehen se i përkasin atdheut të tyre, çfarë nxitjeje do të kenë për t’u kthyer në shtëpi kur të refuzohen nga vetë komuniteti që është mjedisi i tyre natyral? Ky është qëllimi ynë. Dhe në fund, arrijmë te nxitjet dhe motivet ekonomike. Ne tani po shpenzojmë miliona euro për të dërguar njerëz nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera si vëzhgues dhe për të menaxhuar procesin e votimit të diasporës, i cili nuk është i suksesshëm”, tha Mickoski.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk