BotaLajme

Lufta në Ukrainë raportohet me pasoja të rënda, mbi 2 milionë viktima sipas vlerësimeve

Vendimi i Rusisë për të nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës i ka kushtuar vendit rreth 450,000 jetë njerëzish, sipas një studimi të ri që vlerëson se numri i përgjithshëm i viktimave të kësaj lufte i ka tejkaluar tashmë 2 milionë. Hulumtimi nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare vlerëson se Rusia ka pësuar 1.4 milionë viktima, duke përfshirë ushtarë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, një numër marramendës që arrin në afërsisht 1% të popullsisë së vendit. Humbjet nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë Rusinë, me zonat më të varfra dhe pakicat etnike që vuajnë nivele dukshëm më të larta të viktimave. Historitë e meshkujve që pothuajse janë zhdukur në fshatrat e vegjël, të largët, po bëhen më të zakonshme në mediat opozitare ruse. Dhe sipas studimit, Rusia aktualisht nuk është në gjendje të rekrutojë trupa të reja me të njëjtin ritëm me të cilin po i humb ato. Ndërkohë, Ukraina vlerësohet të ketë regjistruar mes 525,000 dhe 625,000 viktima në total, të vrarë, lënduar dhe zhdukur. Prej tyre 125,000 deri në 150,000 të vrarë. As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë të dhëna zyrtare për viktimat, por shifrat e fundit janë përgjithësisht në përputhje me vlerësimet perëndimore. Analistët ndërkohë vlerësojnë se lufta po bëhet shumë më e kushtueshme për Rusinë se sa për Ukrainën.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk