
Në fjalën e mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Turqi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkallëzoi gjuhën ndaj Iranit, duke e përshkruar regjimin në Teheran si “të keq”, ndërsa drejtuesit e tij i quajti “njerëz të sëmurë” dhe “kancer”.
Trump ritheksoi pozicionin e Uashingtonit se Iranit nuk duhet t’i jepet në asnjë mënyrë mundësia për të zhvilluar armë bërthamore.
Ai përmendi gjithashtu sulmet e raportuara të së martës ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, si edhe goditjet kundër objektivave në Kuvajt dhe Bahrein, duke i paraqitur si prova se regjimi iranian përbën një rrezik të madh për sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata iraniane është “e çmendur” dhe nënvizoi sërish se SHBA do të vijojë të kundërshtojë çdo përpjekje të Iranit për të siguruar kapacitete bërthamore ushtarake.



