LajmeRajon

KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë, komandanti i Rajonit Lindje takon kryetarin e Zveçanit

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it (RC-E), kolonel Sam Sargeant, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragiša Milović, në kuadër të angazhimeve të rregullta të misionit me udhëheqësit lokalë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin Komunën e Zveçanit.

Koloneli Sargeant theksoi përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Po ashtu, bëhet e ditur se KFOR-i vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë. /Lajmi.net/

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk