
Numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për simptoma të enterokolitit në Gostivar mbetet më i ulët krahasuar me periudhën kur situata ishte më kritike, ndonëse gjatë 26 korrikut është shënuar një rritje e lehtë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës janë regjistruar 127 pacientë të rinj që për herë të parë kanë kërkuar trajtim për simptoma të enterokolitit. Po ashtu, janë evidentuar dy hospitalizime të reja, një në repartin infektiv dhe një në pediatri.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se situata po monitorohet në vazhdimësi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në kohë në rast të shfaqjes së simptomave.



