LajmeRajon

“Bashkëpunim vetëm me Berishën”, Meta: Ramës do i vijë fundi nga populli

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim me mediat në premten tha se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen PD që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.

Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar”, tha Meta.

Ish-presidenti e cilësoi sadiste sjelljen e kryeministrit ndaj popullit që sipas tij do t’i sjellë edhe fundin e pushtetit.

“Unë besoj tek populli, këta e nënvlerësojnë popullin, meqë mendon se e ka futur në laborator dhe mund të bëjë ç’të dojë me ta. Do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë për të gjithë sadizmin që po tregon. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në burg”, tha Meta. (euronews)

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk