LajmeRajon

Agim Shahini: Kosovarët investuan rreth 1 miliard euro në Mal të Zi

Kryetari I AKB-së z.Agim Shahini priti në takim Ministrin pêr tê drejtat e njeriut nê Mal tê Zi z Fatmir Xheka.Kryetari Shahini e njoftoi ministrin për situatën Ekonomiko Sociale në Kosovë dhe më gjerë dhe gatishmërinë e investitorëve kosovar për të investuar në Mal të Zi.

Kosovarët gjithëmon si pushues dhe investitor kanë një pozitë dominuese sidomos në Ulqin dhe më gjerë por Qeveria e juaj duhet tê bëjë më shumë për kosovarët qoftë si vizitor apo investitor me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe intektuale në mes dy vendeve tona.

Ministri z. Xheka tha se Qeveria e Malit tê Zi ka hapur dyert për çdo investitor të cilët brenda 5 viteve të kaluara kan investuar në vlerën e tregut tê sotëm rreth 1 miliard euro e qe kjo promovon besueshmërinë tê investitorëve dhe qytetarëve të Kosovës në Mal të Zi. Ju ftoj si AKB dhe qytetaret e Kosovës tê vizitojnë më shumë Malin e Zi sepse ne jemi garanc e çdo investimi dhe pêr turistët kosovarë që i mirëpresim gjithêmon.

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk